Rapidol S – Ibuprofen 400mg
Ky bar mund të merret pa recetë nga mjeku. Megjithatë, ju përsëri duhet të bëni kujdes në mënyrë që të përfitoni rezultatet më të mira.
- Mbajeni këtë fletë-udhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri.
- Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacisitin.
- Ky bar është dhënë për ju. Mos e kaloni atë te të tjerët. Mund ti dëmtojë ata edhe pse simptomat e tyre mund të jenë të njejta me tuajat.
- Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletë-udhëzues ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit tuaj.
Në këtë fletë-udhëzues:
- Çfarë është Rapidol® S dhe për çfarë përdoret
- Para se të përdorni Rapidol® S
- Si ta përdorni Rapidol® S
- Efekte anësore të mundshme
- Si ta mbani Rapidol® S
- Informacion i mëtejshëm
1. Çfarë është Rapidol® S dhe për çfarë përdoret?
Rapidol® S përdoret për të qetësuar dhimbjen dhe inflamacionin në gjendje si:
- Osteoartrit;
- Artrit rheumatoid (infalamacion i kyçeve) (përfshirë dhe artritin juvenil ose sëmundjen Still);
- Spondilit angylozant (ngurtësim dhe inflamacion i rruazave të shtyllës kurrizore);
- Kyçe të enjtura;
- “shpatulla të ngrira” (ngurtësim dhe dhimbje në shpatulla);
- Bursit (inflamacion i bursës);
- Tendinit (inflamacion i tendinave);
- Tendosinovit (inflamacion i mbulesës së tendinit);
- Dhimbje e pjesës së poshtme të kurrizit;
- Ndrydhje dhe tërheqje muskulore.
Rapidol® S mund të përdoret për të trajtuar dhe gjendje të tjera si:
- Dhimbje dhëmbi,
- Dhimbje pas operacionit,
- Dhimbje të ciklit menstrual,
- Dhimbje koke përfshirë dhe migrenën.
2. Para se të përdorni Rapidol® S
Nëse nuk jeni i sigurt se ky produkt është i përshtatshme për ju, flisni me mjekun tuaj para se ta përdorni këtë produkt mjekësor.
Mos e përdorni Rapidol® S:
- Nëse jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjere.
- Nëse keni ose keni pasur më parë ulçer të stomakut ose probleme të tjera gastrike.
- Nëse vuani nga astma ose nëse keni pasur reaksion alergjik apo astmatik pas përdorimit të ibuprofenit, aspirinës ose barnave të tjera anti-inflamatore josteroidale.
- Nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë, veshkave ose zemrës.
- Gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.
Bëni kujdes të veçantë me Rapidol® S:
Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke marrë barna të tjera, nëse vuani nga sëmundje kronike, çrregullime metabolike, keni mbindjeshmëri ndaj disa bamave ose keni pasur reaksione alergjike.
Tregojini mjekut tuaj:
- Nëse vuani nga sëmundje të mëlçisë, veshkave ose zemrës. Barna si ibuprofeni mund të bashkë-lidhen me rritjen e rrezikut për atake të zemrës (infarkt miokardi) ose goditje. Çdo rrezik është më i lartë për doza të mëdha dhe për trajtime të zgjatura në kohë. Mos e kaloni dozën e rekomanduar ose kohëzgjatjen e trajtimit. Nëse keni probleme me zemrën, atake të mëparshme ose mendoni se mund të jeni në rrezik për gjendje të tilla (për shembull keni presion të lartë gjaku, diabet, kolesterol të lartë ose jeni duhan pires) ju duhet të diskutoni trajtimin tuaj me mjekun ose farmacistin.
- Nëse keni ose keni pasur më parë ndonjë sëmundje digjestive.
- Vuani nga presioni i lartë i gjakut .
- Keni astmë bronkiale .
- Jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë.
Përdorimi i barnave të tjera
Kini parasysh se kjo i referohet edhe barnave që nuk po i përdorni më, si dhe bamave që po planifikoni të përdorni.
Ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse po përdorni ose keni përdorur së fundmi ndonjë bar tjetër përfshirë dhe ato që merren pa recetën e mjekut.
Tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse po përdorni ndonjë bar nga të poshtë shënuarit:
- Diuretikët;
- tableta për presionin e lattë të gjakut ;
- barna si varfarina, për të parandaluar mpiksjen e gjakut ;
- glikozide kardiake si digoksina (e përdorur për të trajtuar sëmundje të zemrës), litium (e përdorur për të trajtuar depresionin), metotreksat ose ciklosporin ose takrolimus (të përdorura për të trajtuar sëmundjet autoimune ose për të parandaluar flakjen e organit të transplantuar), kortikosteroidet ;
- barna të njohura si inhibitorë selektive të serotonin reuptake (ISSR, të përdorur për të trajtuar depresioni) ;
- antibiotikë të grupit të kinoloneve (si ciprofloksacina) ;
- aminoglikozidë (tip antibiotiku) ;
- mifepristone (e përdorur për përfundimin mjekësor të shtatzanisë-nëse administrohet brenda 12 ditëve para ibuprofenit) ;
- ndonjë përgatesë tjetër me ibuprofen, si ato që mund të merren pa recetë nga mjeku;
- barna të tjera anti inflamatore jo-steroidale;
- ekstrakte herbale: Ginkgo biloba mund të rrite riskun për gjaknjedhje nga barnat anti-inflamatore jo steroidale.
Përdorimi i Rapidol® S me ushqime dhe pije
Rapidol®S mund të merret me stomak bosh dhe të pijet me një gotë ujë.
Megjithatë, një numër i vogël njerëzish mund të përjetojnë indigjestion të lehtë nga ibuprofeni.
Nëse kjo ju ndodh, mund të ndihmojë nëse e merrni ibuprofenin me pak ushqim dhe pije.
Përdorimi i Rapidol® S gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji
Shtatzania
Përdorimi i ibuprofenit nuk rekomandohet gjatë shtatzanisë me përjashtim kur vetë mjeku e konsideron përdormin të nevojshëm.
Duke patur parasysh efektet e njohura anësore të barnave anti-inflamatore jo steroidale mbi sistemin kardiovaskular të fetusit, ibuprofeni nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.
Ushqyerja me gji
Në studimet e limituar, të disponueshme deri tani, ibuprofeni është parë të jetë i pranishëm në qumështin e gjirit në përqëdrime shumë të ulta.
Megjithatë, përdorimi i këtij bah duhet të shmanget gjatë ushqyerjes me gji.
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të përdorni ndonjë bar.
Drejtimi dhe përdorimi i makinës
Pa ndikim ose me ndikim të papërfillshëm.
Informacion i rëndësishëm rreth disa prej përbërësve të Rapidol® S
Rapidol®S kapsula xhelationore të buta përban sorbitol si lëndë ndihmëse.
Nëse mjeku juaj u ka thënë se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni me të para se të përdorni këtë produkt mjekësor.
3. Si ta përdorni Rapidol® S
Ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj për kohën dhe mënyrën si ti përdomi kapsulat tuaja.
Lexoni fletë-udhëzuesin.
Të rriturit:
Doza ditore e zakonshme është 600 mg deri 1800 mg e shpëmdarë gjatë gjithë ditës.
Mjeku juaj mund të vendosë ta rritë dozën në varësi të simptomave tuaja, por kjo nuk duhet të kalojë 2400 mg të marra çdo ditë.
Fëmijët:
Doza ditore e zakonshme është 20 mg për kg peshë trupore.
Ibuprofen nuk duhet të përdoret nga fëmijë me peshë trupore më pak se 7 kg.
Në artritin rheumatoid juvenil, doza ditore mund të rritet deri 40 mg/kg peshë trupore e ndarë në disa doza.
Nëse merrni më tepër seç duhet Rapidol>® S:
Nëse mermi më tepër seç duhet Rapidol® S, kontaktoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!
Shenjat e mbidozimit përfshijnë nauzë të vjella, merrje mendsh, dhe humbje ndërgjegjeje.
Nëse harroni të merrni Rapidol® S:
Nëse harroni të merrni një dozë Rapidol® S, merreni atë sapo të kujtoheni me përjashtim kur është pothuajse koha për dozën tjetër.
Nëse është kështu, mos e merrni fare dozën e harruar.
Asnjëhere mos e dyfishoni dozën për të zëvendësur atë që keni harruar.
Nëse e ndërprisni përdorimin e Rapidol® S:
Mos e ndërprisni përdorimin e kapsulave vetëm sepse ndiheni më mirë.
Nëse ndaloni së marri kapsulat më shpejt seç duhet, gjendja juaj mund të përkeqësohet.
Nëse keni pyetje të mëtejshme rreth përdorimit të këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Rapidol® S mund të shkaktojë efekte anësore.
Eksperienca e shumë viteve ka treguar se problemet me ibuprofen janë të rralla.
Nëse shfaqen efekte anësore, ato zakonisht janë të lehta, por nëse përjetoni ndonjë nga efektet e shënuara më poshtë ndërprisni përdorimin dhe flisni me mjekun tuaj:
- Dhimbje stomaku e pashpjeguar, mostretje, ndjesi e të qënit sëmurë dhe/ose të vjella;
- Ndonjë shenje gjakrrjedhje nga stomaku ose zorrët (të vjella me gjak dhe/ose jashtëqitje të errëta);
- Kriza të pashpjegueshme astme, vështirësi në frymëmarrje, rash në lëkurë, të kruara ose të nxira;
- Zverdhje të syve dhe/ose lëkurës;
- Dhimbje fyti e fortë me temperaturë të lartë;
- Pamje e mjegulluar ose e çrregulluar. ose të parë/dëgjuar gjëra të çuditshme;
- Mbajtje e lëngjeve, p.sh. kyçe të enjtura.
Barna si ibuprofeni mund të bashkëlidhen me një rritje të lehtë të rrezikut për atake të zemrës (infark të miokardit) ose goditje.
Rrallë, nga ibuprofeni mund të shfaqen ndryshime në formulën e gjakut ose probleme me veshkat.
Meningiti aseptik është vënë re në raste të rralla te pacientët me terapi ibuprofeni (inflamacion i cipës së trurit).
Efekte të tjera jo të zakonshme mund të përfshijnë dhimbje koke, haluçinacione, merrje mendsh, dridhje të duarve dhe këmbëve, tringëllima në vesh, diarre, konstipacion, gazra, ndjeshmëri e papritur e lëkurës nga dielli, lodhje, dobësi, lëkundje të humorit, depresion dhe konfuzion.
Nëse ndonjë nga këto shenja bëhet më problematike ose zgjat për disa ditë, tregojini mjekut tuaj. Gjithashtu, përkeqësimi i kolitit dhe sëmundjes Crohn është raportuar pas përdorimit të ibuprofen.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioze ose nëse vini re ndonjë efekt të pa përmendur në këtë fletë-udhëzues, ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit tuaj.
5. Si ta mbani Rapidol® S
Vlefshmëria
2 vjet.
Mos e përdorni barin pas datës së skadencës të shënuar kuti.
Ruajtja
Mos e mbani në temperaturë mbi 25°C.
Mbajeni larg fëmijëve!
6. Informacion i mëtejshëm
Çfarë përmban Rapidol® S
Lënda vepruese: ibuprofen.
Çdo kapsulë xhelatinore e butë përmban 400 mg ibuprofen.
Përbërës të tjerë: Makrogol 600; hidroksid kaliumi; ujë i purifikuar.
Mbështjellesja e kapsulës: xhelatin; sorbitol i lëngshëm, pjesërisht i dehidruar; ujë i purifikuar.
Boja printuese “Opacode WB e zeze NS-78-17821”: oksid hekuri III, i zi; propilen glikol, alkool isopropil, hipromelozë; ujë i purifikuar.
Çfarë pamje ka Rapidol® S dhe përmbajtja e paketimit.
Forma farmaceutike
Kapsulë, e butë.
Kapsulë xhelatinore ovale, e kthjellët, e butë, lehtësisht e verdhë me të shkruar “1400” me të zezë.
Reviews
There are no reviews yet.